FOTO/ Ja kush janë tre vëllezërit që mbeten viktima në aksidentin fatal me betonieren

Katër të rinj humbën jetën në aksin Fushë Krujë-Vorë pas përplasjes me një betoniere. Mes viktimave ishin 3 vellëzërit e familjes Laçi, Enejd, Erild dhe Andi Laçi si dhe i afërmi i tyre, Enrikejd Kurti.

 

Personat që shikoni nē këtë fotografi janë 3 vëllezërit të cilët fatkeqësisht humbën jetën.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 të rinj janë djegur brenda.

Sikurse mësohet Benzi ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.