FOTO/ I shpëtoi atentatit në Tiranë, kush është Zamir Kalemi; lidhja me sagën e vrasjeve të bujshme
Zamir Kalemi është kushëri i Aleksandër Sadikajt, që u ekzekutua në një atentat me eksploziv afër rrethrrotullimit që të çon për rrugën Tiranë-Elbasan.
Vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke ka arritur t’i shpëtojë mbrëmjen e djeshme breshërisë së plumbave mbrëmjen e djeshme tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë.
Ka qenë ora 22:55 minuta. Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, Smart, kur nga një mjet tjetër në lëvizje është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Nga informacionet e para të policisë Zamir Kalemi është plagosur me armë zjarri në këmbë, mësohet po ashtu se e kanë kapur më shumë plumba dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një nga pistat e hetimit të atentatit të sotëm është vijimi i sagës së vrasjeve të 2022 Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papa. Vëllai i tij, Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë në qershor të po këtij viti ishte kushëriri i vëllezërve Kalemi.
Zamir Kalemi është kushëri i Aleksandër Sadikajt, që u ekzekutua në një atentat me eksploziv afër rrethrrotullimit që të çon për rrugën Tiranë-Elbasan.
Saga e vrasjeve:
11 qershor 2022 – Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë. 27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.
16 dhjetor 2022 – Gjashtë muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.
Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.
Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.
Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andrew Bodes dhe Albano Velos. Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’
Më 12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur.