Prej kohësh marrëdhënia e motrave Gixhari, Olta dhe Gertës ka qënë pjesë e lajmeve të showbizit shqiptar.
Mes tyre thuhet se ka pasur konflikte dhe distancim, diçka që në këtë pikë duket se ka kaluar.
Fakt që e konfirmon edhe ky reagim i Oltës në rrjetet sociale. E gjendur në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4, Gerta nuk arriti të kalojë Rozanën në nominimin për finalisten e parë të show-t.
Megjithatë mbështetja e Oltës nuk ka munguar, teksa mbi një fotografi të Gertës ajo shkruan: “Ylli i motrës. Nuk heq dorë kollaj ti jo, kot e kanë”
Regjistrohu në buletinin tonë informativ