FOTO/ E rrallë! Peshkatari kap në liqenin e Pogradecit peshkun “Koran” mbi 13 kg
- 19 April, 2024
Pogradec
Një peshkatar i zonës së Udënishtit ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujrat e liqenit.
Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari. 45 vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.
Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ