Foto e adoleshencës së Olta Gixharit shkakton reagime, fansat vënë re hundën e bërë

Olta Gixhari ka shpërndarë së fundmi një foto të saj nga adoleshenca, ku duket rreth 14 vjeçe, duke sjellë një moment nostalgjik për fansat. Ajo ka ndarë foton në Insta Story, ku ka shkruar: “Jo më shumë se 14 vjeç”. Megjithatë, kjo foto ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë vënë re ndryshimet e pamjes së aktores gjatë viteve.

Një prej detajeve që ka shkaktuar shumë reagime është ndryshimi i hundës së Olta Gixharit. Ndjekësit kanë komentuar se hunda e aktores duket ndryshe në foto, krahasuar me pamjen që ka sot. Megjithëse në një bisedë të mëparshme me miqtë virtualë, Olta kishte pohuar se nuk kishte bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë, madje as ‘filler’, fotoja e fundit duket se ka nxjerrë në pah faktin që aktores i është bërë një ndërhyrje në hundë vite më parë, duke krijuar kështu një imazh më të përmirësuar të saj.

Ky detaj ka bërë që fotoja e Olta Gixharit të komentohen gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat po diskutojnë ndryshimet e saj fizike.