FOTO/ Dy gazetarë, një astrologe dhe një modele kush janë katër banorët e parë të “Big Brother Vip 3”

Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Big Brother VIP “, ku dhe janë zbuluar dhe konkurrentët e parë.

Shtëpinë i pari e shkeli gazetari Drini Zeqo, i cili më pas priti dhe gazetaren, Ilnisa Agolli.

“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në TCH”, tha Drini, teksa hynte në shtëpi.

Nderkohe qe gazetarja, Ilnisa Agolli rrefeu se ka nje vajze qe do i mungoje gjate qendrimit te saj ne BBV. “E vetmja gjë që mund të më preki është Anaisi. Është vajza ime e cila i thashë që do më shohësh 24 orë në televizor dhe kështu që jemi afër, por fakti që nuk do ta shoh më tremb dhe më dhemb”, tha ajo.

Më tej banorëve i është bashkuar dhe astrologia e njohur Meri Shehu.

“Ky është viti i binjakëve, mua më mungonte Big Brother në kuptimin që doja ta shijoja, e kam parë shumicën e prezantuesve, spektaklit, tashmë dua të shijoj nga brenda këtë eksperiencë kaq të bukur dhe që ndiqet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë. Si fillim do të njoh karakteret dhe do të përpiqem t’i analizoj me shenjat. Gaforret kapin ganxhat, binjakët kanë sharmin, binjakët shkojnë mirë me ujorin”, tha Meri.

Më pas banorëve në garë i bashkohet edhe një nga vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar, Rike Roci.Ndryshe nga të tjerët ajo po qëndronte në lartësi, ndërsa në një lidhje direkte me studion kërkoi që të hynte sa më shpejt në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me një vinç ajo po qëndron në lartësi, ndërsa temperaturat janë nën zero.

“Kam ngrirë. Më ulni poshtë se kam ftohtë. Kameramani më tha që Ledioni ka vendosur që të më lërë këtu”, tha ajo.