FOTO/ Don Xhoni blen “Lamborghini Revuelto”, ja çmimi i super makinës
Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka publikuar në rrjet një supermakinë që e ka shtuar në koleksionin e tij. Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i fuqishëm i prodhuesit italian të veturave luksoze.
Fotografinë e makinës reperi e ka shoqëruar me një mesazh: “kushdo qe fol keq veq prej shpirtit t’plast e ki”.
Çmimi i Lamborghini Revuelto fillon nga rreth 608,000 dollarë amerikanë (525 mijë euro). Megjithatë, për shkak të opsioneve të shumta të personalizimit dhe kërkesës së lartë, çmimi mund të arrijë ose të tejkalojë një milion dollarë në treg. Ky investim i fundit tregon sukses në industrinë muzikore.