(FOTO) Denoncon qytetarja ‘CONAD’, kërpudha me myk
Në redaksin e Replika. al një qytetare nga Tirana ka denoncuar supermarketin ‘CONAD’ duke dërguar me foto sesi shitet kërpudha me myk dhe që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit.
Supermarketi ‘CONAD’ ofron për konsumatorët produkte të skaduara, ose jashtë çdo standardi, ndërsa institucioni përkatës, AKU, herë është në ‘gjumë letargjik’ e herë bën ‘një sy qorr e një vesh shurdh’, duke favorizuar oligarkët që i kanë në pronësi.
Shumë qytetarë në vendin tonë po përballen me rritjen e çmimeve të një sërë produkteve që shiten në dyqane dhe supermarket, por sikur mos të mjaftonte vetëm kjo pasi këto produkte nuk kontrollohen.
Raste të tilla duhet të ndëshkohen menjëherë pasi ata që vuajnë pasojat janë qytetarët të cilët edhe pse paguajnë për produktet që blejnë nuk i konsumojnë dot.