FOTO/ “Delluksi” i TikTokut u hoq si kryetar bashkie dhe i mori 6 mijë euro, ja kush është biznesmeni i bimëve medicinale pre e mashtrimit

Besnik Koçi është biznesmeni i cili ra pre e mashtrimit të dy të rinjve, me këto të fundit që përfunduan në prangat e policisë. 44-vjeçari nga Këmishtaj, Divjakë është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të bimëve mjekësore. Një person që ka investuar në bujqësi për rritjen e këtyre bimëve që prej vitit 2012.

Por si pre e mashtruesve?

Ervis Belollari 26 vjeç, i njohur nw rrjetet sociale si “Delluksi” dhe Arsen Matollari, 32 vjeç, akuzohen se kanë përdorur emrin e një institucioni vendor për të mashtruar një biznesmen dhe për të përfituar një shumë prej 6000 eurosh.

Hetimet zbuluan se të dy shtetasit janë prezantuar si përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe i kanë kërkuar biznesmenit një shumë të majme parash. Pas operacionit policor, Ervis Belollari u arrestua, ndërsa Arsen Matollari ndodhet ende në kërkim.

Policia vazhdon punën për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.