FOTO/ Aksident masiv në Fier, përplasen gjashtë makina

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku gjashtë automjete janë përplasur mes tyre.

Sipas burimeve, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia pritet të mbërrijë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes masive. Hetimet vijojnë.