FOTO/ Aksident i frikshëm në Elbasan, përplasen dy mjete, njëri shpërthen në flakë
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën “Elbasan-Tiranë”, ku sipas policisë automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Njoftimi i Policisë:
Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.