(Foto) Agron Duka reagon për arrestimin e Vangjush Dakos: Sa miq paska…

Prokuroria e Posaçme raportohet se ka firmosur urdhërarrest për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit. Pak kohë pas daljes së urdhërarrestit, Vangjush Dako u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Personat në fjalë akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, për një leje ndërtimi të dhënë para 11 viteve. Në total bëhet fjalë për 10 urdhërarreste që janë firmosur nga gjykata, 7 arrest me burg dhe 3 arrest në shtëpi.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Adhurim Qehajaj, ish-drejtor i Urbanistikës, dhe Lira Kërtusha, juriste pranë Urbanistikës. Po ashtu urdhërarreste janë lëshuar për; Adi Limeta, Roza Kovaçi, Edlira Kertusha, Adnand Tocila, Fiqir Farruku (ndërtues).

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për arrestimin e Vangjus Dakos. Duka ka thënë se:

Sa miq paska pas ky?! Mire Rama qe e ka deklaruar po

PD ku eshte ,qofte ajo e Berishes apo e Bashes??!!