Foshnja e sapolindur në Tiranë humb jetën, babai denoncon mjekët për neglizhencë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën. Babai i foshnjës ka bërë një kallëzim duke akuzuar mjekët për neglizhencë. Kështu ka nisur hetimi për stafin e maternitetit të Koço Gliozheni.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Xh. Q., 34 vjeç, se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm.