Forumi i Paqes në Paris, Rama takohet me Macron


Kreu i qeverisë është pritur nga presidenti i Francës Emmanuel Macron. Rama është shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ndërsa janë takuar me çiftin presidencial ku shihet edhe bashkëshortja e presidentit francez Brigtte.
Kujtojmë se Rama do të propozojë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Ky plan do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete. Këtë të enjtje u mbajt gjithashtu një konferencë për ndihmën humanitare ku presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi pauzë humanitare në Gaza dhe shtoi se vendet duhet gjithashtu të punojnë për një armëpushim.