Forumi i OSBE-së për Zhvillimin e Medias në Tiranë, Soreca: Përmirësim i kushteve të punës për gazetarët


Prezenca e OSBE-së organizoi sot, edicionin e nëntë të Forumit për Zhvillimin e Medias, një platformë dialogu kjo mes medias, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Forumi i këtij viti u përqendrua në çështje të lidhura me sigurinë e gazetarëve, legjislacioni që prek mediat dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në punën e mediave në Shqipëri.

I pranishëm ishte edhe i Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca i cili tha se liria e medias është në qendër të politikës së zgjerimit të BE-së, ndaj inkurajoi qeverinë shqiptare dhe autoritetet publike që të angazhohen me komunitetin e medias dhe palët e interesuara për të adresuar sfidat.
“Të gjitha shtetet që kërkojnë të bëhen shtete anëtare në BE duhet të tregojnë për angazhimin e tyre të besueshëm për këtë gjë duke promovuar lirinë e fjalës dhe të medias duke trajtuar të gjitha aspektet e ndryshme madje dhe aty ku ka pengesa e vështirësi qeveria dhe autoritetet publike kanë përgjegjësinë kryesore për të krijuar një mjedis lehtësues për mediat. Prandaj ne vijojmë me inkurajimin e autoriteteve për të përshpejtuar përpjekjet e tyre për të trajtuar vështirësitë që ekzistojnë”, tha Soreca.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 13 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.4 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *