Formacioni anti-Ishujt Faroe, Uzuni ulet në stol për arsyeje fizike, Seferi dhe Asllani gradohen titullarë

Kombëtarja shqiptare luan në transfertën e Ishujve Faroe mbrëmjen e sotme nw orwn 20:45 një duel vendimtar për fatin në grupin E kualifikues të Euro2024.

Silvinjo ka zgjedhur edhe futbollistët që do të hidhen në fushë. Me një skemë 4-2-3-1, ndryshim do të jetë Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni, ky i fundit do të mungojë për shkak të problemeve fizike, ndërsa mesfushori gradohet titullarë.

Vendin e Uzunit do e marrë Taulant Seferi. Ndërkaq, pjesa tjetër nuk ndryshon me duelin ndaj Moldavisë. Berisha në portë, Hysaj, Gjimshiti Ismajli, Mitaj në mbrojtje, Ramadanit në mesfushë i bashkohet Asllani, ndërsa sulmi përbëhet nga Asani, Bajrami dhe Cikalleshi.