Formacionet zyrtare/ Sylvinho ndryshon fytyrën e Shqipërisë, Hysaj kapiten e Asani titullarë në 4-3-3 ndaj Polonisë

Me një skemë 4-3-3, trajneri Sylvinho do të debutojë në stolin e kombëtares shqiptare.

Përballë Polonisë në takimin e Varshavës, tekniku brazilian do hedh në fushë një formacion me tipare sulmuese. Porta i është besuar Thomas Strakoshës. Në mbrojtje kapiteni Hysaj është pozicionuar në të majtë, ndërsa në qendër Mihaj e Kumbulla.

Në të djathtë do të veprojë Ivan Balliu. Ndërkaq në mesin e fushës do veprojnë Gjasula, Ramadani dhe Asllani. Reparti i sulmit do të formohet nga Uzuni, Çikalleshi dhe Asani, i cili debuton për herë të parë me ngjyrat e kombëtares shqiptare.

Kjo sfidë është e vlefshme për grupin E kualifikues të Euro2024.