Forcimi i lekut, Sejko: S’ndërhyjmë, po frenohet inflacioni


Çmimet po ulen thotë Banka e Shqipërisë, pavarësisht se rënia e inflacionit është ngadalësuar në muajit e fundit.

Në konferencë për mediat guvernatori Gent Sejko tha se në mbajtjen në kontroll të inflacionit po ndikon edhe forcimi i lekut. Aktualisht euro po këmbehet në tregun valutor rreth vlerës 106 lekë, ndërkohë që ka luhatje të vazhdueshme.

Inflacioni vijoi të shënojë rënie në tremujorin e tretë të vitit, duke regjistruar vlerat respektive prej 4.2% dhe 4% në muajt korrik e gusht. Rënia e inflacionit u diktua nga rënia e inflacionit të importuar. Rënia e inflacionit të importuar pasqyroi stabilizimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e kursit të këmbimit të lekut gjatë viteve të fundit”, tha Sejko.