Forcat e Ukrainës përparojnë edhe 3 kilometra të tjera në rajonin Kursk të Rusisë

Forcat e Ukrainës përparuan edhe 3 kilometra të tjera në rajonin Kursk të Rusisë, duke marrë kontrollin e dy vendbanimeve të reja atje. Njoftimi erdhi nga vetë presidenti Volodymyr Zelenskiy.Deri tani Ukraina po tregon aftësi jo vetëm për të mbajtur territorin e pushtuar, por edhe për ta zgjeruar atë. Inkursioni u ndërmor me qëllim për ta detyruar Rusinë të tërheqë trupa nga fronti i Ukrainës kur situata është e vështirë, sidomos në rajonin e Dombasit.

Deri tani Rusia ka pasur një përgjigje kaotike ndaj inkursionit ukrainas, duke dubluar rolet mes ushtrisë e FSB-së, agjencisë së sigurisë.Aleatët perëndimorë të Ukrainës e kanë mbështetur inkursioni. Së fundi, sinjale të mbështetjes janë dhënë edhe nga ish-Presidenti i ShBA-së Donald Trump.

Këtë e zbuloi presidenti Zelensky gjatë një interviste me gazetarë indianë.

“Prej tij kam marrë vetëm mesazhe se do ta mbështesë Ukrainën dhe se do të bëjë gjithçka për të ndaluar luftën e që Ukraina të jetë e pavarur, europiane dhe e lirë”.

Kandidati presidencial republikan Donald Trump ka shtuar ankthin në Europë pasi gjatë fushatës ka kërcënuar tërheqjen e SHBA-së nga NATO dhe se nuk do t’i mbrojë aleatët që nuk i rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.