Forca të shumta policie në Fushë-Krujë, kontrolle në zonat e malësisë kundër kultivimit të drogës
Qyteti i Fushë-Krujës është zgjuar këtë mëngjes nën prani të shtuar të forcave të policisë. Dhjetëra efektivë dhe mjete të shumta janë angazhuar në operacionin e ndërmarrë nga policia, me qëllim kontrollin e zonave të thella të malësisë, si pjesë e masave për parandalimin dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se operacioni është i shtrirë në disa fshatra dhe zona të izoluara të njësisë administrative, ku dyshohet se mund të ketë tentativa për kultivim të paligjshëm të kanabisit. Policia është duke kryer kontrolle në terren si dhe përdor mjete speciale për të evidentuar çdo rast të mundshëm.