‘Forbes España’: Shqipëria mes destinacioneve të preferuara ndërkombëtare të spanjollëve këtë verë

Megjithëse Spanja është destinacioni kryesor evropian për spanjollët kur planifikojnë udhëtimet e tyre verore, kërkimet për të dalë nga “vendpushimet tradicionale” po rriten në mesin e udhëtarëve kombëtarë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “Forbes España”.

Sipas të dhënave nga motori online i kërkimeve të fluturimeve dhe destinacioneve Kiwi.com Shqipëria është renditur mes destinacioneve të preferuara ndërkombëtare për spanjollët për të udhëtuar këtë verë.

Destinacioni shqiptar është kthyer në trend vitet e fundit dhe itinerari i tij është bërë më i popullarizuar duke kryesuar në listën e udhëtimeve evropiane.