Fondacioni “Qemal Stafa” aktivitet me të rinjtë në Korçë, Kuko: Zëri i të rinjve, kryesor për aktualitetin

Fondacioni “Qemal Stafa” është prezantuar sot me të rinjtë në Korçë, duke i njohur me misionin e tij.

Ai është themeluar si strukturë e pavarur me synim përhapjen, zhvillimin dhe konsolidimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave e lirive të njeriut, drejtësisë dhe solidaritetit, shoqërisë pluraliste dhe shtetit të së drejtës. Në prezantimin e tij mori pjesë dhe Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko.

Fokusi i takimit me të rinjtë ishte njohja e tyre edhe me programin ekonomik të zhvillimit të Korçës, për të marrë dhe mendimet e tyre mbi procesin e politikëbërjes.

Diskutimet me të rinjtë u fokusuan në dy shtylla kryesore të ekonomisë në Korçë që është turizmi dhe bujqësia ndërsa ata shprehën mendimet se çfarë duhet bërë ndryshe që këto të marrin më tepër zhvillim, duke përfshirë dhe të rinjtë.

Fondacioni“Qemal Stafa”syon krijimin e një rinie sa më proactive në zhvillmet sociale, ekonomike dhe politike të vendit duke mbartur vlerat e mbajtësit të emrit të tij.