“Folëm për paqen e vërtetë”, ja çfarë i tha Trump-Zelenskyt në takimin në Hagë

Janë takuar sot me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në kuadër të Samitit të NATO-s të zhvilluar në Hagë. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i presidentit ukrainas dhe më pas nga vetë Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social X.

Në mesazhin e tij, presidenti ukrainas u shpreh se takimi me Trump ishte “i gjatë dhe përmbajtës”, dhe se fokusi kryesor i diskutimeve ishte arritja e një armëpushimi real dhe një paqeje të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë, pas më shumë se dy vitesh lufte të përgjakshme.

“Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Ne trajtuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë popullin tonë,” – shkruan Zelensky në postimin e tij.

Kreu i shtetit ukrainas shtoi se e vlerëson vëmendjen dhe gatishmërinë e administratës amerikane për të ndihmuar, ndërsa theksoi se detaje të mëtejshme nga biseda do të bëhen publike në vijim.