Fokusi tek 14 Maji, Rama mbledh Kryesinë në PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste kryesinë e forcës politike që drejton .

Mbledhja ka nisur që prej orës 08:30 e mëngjesit. Sipas asaj që raportohet, fokusi i mbledhjes janë zgjedhjet e 14 Majit.

Mësohet se temë e diskutimit janë kandidatët dhe organizimi i partisë në bazë.

Pritet që pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri të dalë në një deklaratë për mediat.