I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Pak minuta më parë ai ka mbërritur në zyrat e reja të PD-së zyrtare, ku pritet të takohet me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Escobar shoqërohej nga Kim ndërsa janë pritur nga Gazment Bardhi.
Bëhet me dije se Escobar do të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku në focus janë zgjedhjet e 14 majit Dje, zyrtari amerikan u takua edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe presidentin Bajram Begaj.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ