FNSH dhe policia “blindojnë” Vlorën dhe zonat përreth

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ka ndërmarrë një operacion të gjerë kontrolli në qytetin e Vlorës dhe zonat përreth.

Sipas burimeve nga vendngjarja, kontrollet janë zhvilluar jo vetëm brenda qytetit, por edhe në zonat rurale si Selenica dhe Orikumi.

Forcat speciale kanë zbritur nga Tirana dhe Fieri, duke “blinduar” rrugët kryesore dhe duke ngritur pika të shumta kontrolli. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nëse ky operacion është pjesë e një aksioni të mirëfilltë policor apo thjesht masa të shtuara për fundjavë.

Sipas të njëjtave burime, pritet që prezenca e forcave speciale të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë publike qëllimin e saktë të operacionit.