“Flisnim vetëm për vjedhje e grabitje”, Nuredin Dumani në gjyq: Unë dhe Talo do ekzekutonim planin, baza e makinave shtëpia e hallës së …

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë ka zbuluar dinamikën e vjedhjes së ndodhur në Kavajë.

Ai ka shtuar se makinat e përdorura ishin të vjedhura, teksa temë e diskutimeve me Talo Çelën, Gentian Sharrën dhe Ilirjan Feçin ishte vetëm për grabitje.

Shtëpia e hallës së Feçit, e cila jetonte edhe në Itali përdorej prej grupit për të fshehur automjetet.

PJESE NGA SEANCA:

Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonjë vjedhje në Kavajë?

Dumani: Po, kam bërë me klientin tuaj. Kam qenë unë, Talo Cela, Gentian Sharra dhe Ilirjan Feçi. Unë dhe Talo do bëjmë grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura dhe Feçi lëvizte me një BMW seria 5. Makinat ishin të vjedhura. Ne takoheshim 2-3 herë në javë, nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri, por për vjedhje dhe grabitje, sepse aty kishim njohuri.

Avokati Hazizaj: Kur ka ndodhur vjedhja?

Dumani: Vjedhja ka ndodhur në fund të vitit 2012 dhe fillim të vitit 2013, nuk jam i saktë me datat.

Avokati Hazizaj: Çfarë keni veshur atë ditë?

Dumani: Rroba të bardha dhe të kuqe, jo njëherë, por ishim të veshur sportiv sepse do iknim me vrap. Emrin nuk e dija, por e the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Feçi ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimin e kishim bërë afër rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feçit. Aty e kishim si bazë për makinat e vjedhura, sepse familja e hallës jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës.

Avokati Hazizaj: Cila ishte shuma që grabitët?

Dumani: Diku tek 20 milionë, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë secili nga 5.