Flamur Noka me akuza të forta: Dy punonjës policie në protestë ishin me armë, u bënë bllok për t’i fshehur kur unë…

Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se dy punonjës policie gjatë protestës së sotme ishin të pranishëm me armë zjarri.

Sipas deputetit demokrat, ata kishin automatikë. Ai shtoi se në momentin që është hapur blloku i policisë gjatë përplasjes me shefin e komisariatit nr.1, ka pikasur se ata kishin armë.

Noka thotë se ndërsa tentoi të kapte nga krahu njërin prej tyre, punonjësit e tjerë të policisë e kanë fshehur armën duke u bërë sërish bllok.

Noka:Po të vini re momentin kur unë i drejtohem dhe përplasem me shefin e komisariatit, gjatë hapjes së bllokut të policëve, ishin dy policë me armë. E kam kapur për krahu policin që ishte me armë, u bënë bllok dhe e fshehën.  Me automatikë, jo me pistoletë, ishin dy policë brenda. Kjo është fytyra e shtetit. Le të jetojnë në panik. Është radha jonë. PD është partia e të pamundshmes.