Flamur Noka kërcënon anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit në Elbasan


Anëtari i kualicionit, ‘Bashkë Fitojmë’ Flamur Noka ka shkaktuar një incident në Shirgjan të Elbasanit.

Sipas procesverbalit të firmosur nga komisioni i votimit, Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit duke shkaktuar presion dhe debat me tone të larta, të bërtitura dhe intimiduar anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit.

Gjatë debatit, Noka është konfliktuar edhe fizikisht çka ka detyruar thërritjen e policisë.

Policia e Shtetit:

Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qëndrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit  “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana  e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë  Prokurori.

Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet.