Video/ Flamur Noka del nga SPAK: U thirra për denoncimet në fushatën elektorale

Teksa doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka deklaruar se është thirrur në SPAK  për denoncimet e bëra në fushatën elektorale.

Në një prononcim për mediat Noka tha se krimi elektoral vendosi fatin e votës së shqiptarëve ndërsa shtoi se Task Forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar akoma.

“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar akoma. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke I bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektotal më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, tha Noka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)