“FLAMUR I KUQ”/ Pasi mashtroi shtetin shqiptar, rikthehet Artur Kadareja! Si i përfitoi tenderat me vlerat më të larta nga Ministria e Shëndetësisë
Nga Aida Topalli
Teksa folëm për 151 tenderat me flamur të kuq të Minsirisë së Shëndetësisë, në të dhënat e Open Data, ishin renditur edhe tre kompanitë që kishin fituar tenderat me vlerat më të larta në vitet e fundit nga ky digaster. E po ashtu kishim edhe një kompani tjetër, e cila kishte numrin më të lartë të tenderave të fituar. Të gjitha këto me pikëpyetje, pasi ka të dhëna të mbledhura se kanë shkelur rregullin bazë të demokracisë, që është ai i barazisë, e në këtë rast, barazia në tendera.
Për kompaninë e parë, OES Distrimed shpk folëm më herët. Ndërkohë një tjetër fituese shifrash marramendëse është Biometric Albania me administrator Artur Kadarenë. Një emër që së paku për median, Gjykatën, Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe për banorët e Mirditës thotë shumë.
Kompania e tij u përjashtua në korrik të vitit 2024, nga pjesëmarrja në tenderat publikë për 1 vit për shkak se mashtroi shtetin.
Por kjo nuk e pengoi administratorin që të shkonte në gjykatë dhe në gusht të po atij viti, pa e bërë ende një muaj, ashtu siç e parashikonte afati i përcaktuar, mori një nga tenderat më të mëdhenj nga ISUV, një tjetër institucion Brenda Ministrisë së Shëndetësisë që është inekzistent.
Dhe pikërisht në këtë garë të zhvilluar, duket qartë probklematika që përmendëm në shkrimin e mëparshëm e që ceket edhe nga Open Data, se si shkelej barazia në tendera.
“Në garë u paraqitën vetëm dy oferta. E para ishte ajo e kompanisë Pegasus me vlerë 1.5 milionë euro, ndërsa oferta e dytë ishte e kompanisë Biometric Albania me vlerë 1.58 milionë euro. ISUV skualifikoi ofertën e Pegasus edhe pse ajo ishte më e favorshme për taksapaguesit pasi e ofronte shërbimin e kërkuar me 80 mijë euro më pak se Biometrik.”- shkruan Kapitali.
Përtej faktit që në objekt veprimtarie Biometric Albania ka pikërisht ato që përputhen me specifikat e tenderit, kjo nuk e bën një kompani tjetër garuese, me specifika të plotësuara pikë për pikë, më pak të aftë dhe m të drejtë për të fituar. Por këtu dalim përsëri tek ajo që thamë që në krye të herës: A janë këto tendera fiktivë dhe të paracaktuar?
Po për jetën dhe shëndetin tonë kush do të përgjigjet? Po për ushqimet që hamë e që dita ditës dalin jashtë çdo standarti, kush do të mbajë përgjegjësi?
ISUV apo kompanitë që fitojnë tendera fiktivë…
Kadareja së bashku me vëllain e tij, kanë në administrim edhe një tjetër kompani që aktivitetin e ka të lidhur me ndertimin dhe mirëmbajtjen e hidrocentraleve. Disa kohë më parë, banorët e Kaçinarit në Mirditë dolën kundër ndërtimit të HEC-it, me pretendimin se po ju grabisin ujin e tokat.