“FLAMUR I KUQ”/ Nga spitali psikiatrik në Elbasan te “Mbretëresha Geraldinë”, si u morën 19 tendera për larje çarçafësh nga “ABI’S” SH.P.K”
Në tenderat me flamur të kuq të dyshuar për shkelje të rënda në mënyrën si janë dhëne, të Ministrisë së Shëndetësisë, në të dhënat e Open Data, renditet edhe kompania ABI’s ShPK.
Sipas Open Data kjo kompani rezulton se është një nga operatorët me vlerat më të larta kontratash.
Por kush është kompania Abi’s (ish “D E V I S”) për të cilën Open Data ngre shqetësimin se ka marrë kontrata me vlera shumë të larta.
ABI’S” SH.P.K” rezulton se ka përfituar 19 tendera në total që janë etiketuar me flamur të kuq.
Vlera e këtyre tenderave kap shifrën e miliona aurove. Siç shihet, ABI’S” SH.P.K” tenderat kryesorë që ngrihen hije dyshime për shkelje i ka marrë në sistemin shëndetësor, e më konkretisht në spitalin Sadik Dinçi Elbasan, Spitalet e Vlorës, Elbasanit dhe tek Materniteti Mbretëresha Geraldinë.
Shenimi me flamur te kuq (red flag) i nje procedure prokurimi tregon nje ekspozim apo rrezik te mundshem per sjellje te papajtueshme me ligjin ose jo-etike te biznesit, kryesisht ne lidhje me mos-respektimin e ligjeve anti-korrupsion.
Tenderi më i fundit i marrë me hije dyshimi është: Shërbim i Lavanderise dhe hotelerise për Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” Elbasan dhe qendrat në varësi të tij.
“Operatori i Blerjeve të Përqëndruara Institucion Kontraktues Spitali Psikiatrik Dr. “Sadik Dinçi” Elbasan Objekti i Tenderit Shërbim i Lavanderise dhe hotelerise për Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” Elbasan dhe qendrat në varësi të tij”
Fondi Limit ka qënë 312 032 813,00 lekë ndërsa Kompania ABI’S” SH.P.K” e ka fituar me ofertën maksimale 311 124 156,00 lekë pa TVSH.
Tenderi është shpallur me flamur të kuq, për mungesë Konkurrence pasi ABI’S” SH.P.K” ka qënë i vetmi ofertues për këtë shërbim dhe ka marrë shifrën maksimale të ofruar.