Flakët shkrumbojnë tregun, 8 viktima e 15 të plagosur
Një zjarr në një treg ushqimor të shtunën në Kinën veriore vrau të paktën tetë persona dhe plagosi 15 të tjerë.
Zjarri në tregun Liguang në qytetin Zhangjiakou shpërtheu mesditën e së shtunës dhe u shua më pas, njoftoi Agjencia e Lajmeve Xinhua, duke cituar një zyrtar qeveritar në distriktin Qiaoxi ku ndodhet tregu.
Shkaku i zjarrit është duke u hetuar. Tregje të tilla tradicionale shpesh janë të mbushura me qytetarë që kërkojnë çmime më të ulëta se në supermarkete.
Burimet e zjarrit mund të variojnë nga shishet e gazit deri te qymyri i përdorur për të pjekur mish dhe cigare të hedhura.
Zhangjiakou, e vendosur në provincën Hebei në kufi me Pekinin, priti aktivitete gjatë Lojërave Olimpike Dimërore 2022.