Flakët shkrumbojnë makinën në Zvërnec

Një makinë është përfshirë nga flakët në Zvernec. Mjeti ka qenë i parkuar.

Forcat e zjarrfikësve dhe policia mbërritën në vendngjarje për të kryer edhe hetimet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:55, në Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (camper), në pronësi të shtetasit francez A. D.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.