Flakët “përpijnë” Dukatin, tre zjarrfikës përfundojnë në spital me …
Forcat zjarrfikëse po përballen me vështirësi të mëdha në shuarjen e një zjarri në një terren shumë të vështirë, ndërsa flakët po përparojnë drejt Llogorasë.
Për shkak të erës që është forcuar pas orës 12:00, situata është përkeqësuar, duke rritur shpejtësinë e zjarrit. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në kontrollimin e flakëve.
Tre efektivë zjarrfikës nga Vlora janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë patur probleme me frymëmarrjen (asfiksi) për shkak të tymit të dendur gjatë luftës me flakët në malin e Dukatit. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të stabilizuar pas marrjes së ndihmës së nevojshme.
Autoritetet po vijojnë punën për të kontrolluar situatën dhe apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët e zonës.