Flakët përfshijnë vendin! 16 vatra zjarri në 24 orë, 4 ende aktive! Rrezikohet Parku i Lurës

Situata me zjarret në vend vijon të jetë shqetësuese, teksa në 24 orët e fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive, duke përfshirë zona me rëndësi natyrore dhe turistike.

Vatrat aktive ndodhen në bashkitë Vlorë, Poliçan, Bulqizë dhe Dibër, ku përballja me flakët vijon me angazhimin e qindra forcave zjarrfikëse, punonjës pyjorë, ushtarakë dhe vullnetarë, si dhe helikopteri Cougar.

-Vlorë (Orikum) – Zjarri ka rënë në zonën malore mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre. Në operacion janë angazhuar mbi 50 forca nga disa institucione.

-Poliçan – Flakët në fshatin Zgërbonjë u përhapën me shpejtësi për shkak të erës. Rreziku për banesat është shmangur.

-Bulqizë – Në Zerqan, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe dëllinja, me 3 vatra të ndara. Janë djegur rreth 17 hektarë.

-Dibër (Parku i Lurës) – Zjarri në “Liqenin e Luleve” ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës. Rrezikohet një pjesë e parkut kombëtar, por jo zonat e banuara.

Ndërkohë, janë raportuar dëme të mëdha në dy raste të veçanta:

-Në Ndroq (Tiranë) është djegur një banesë dykatëshe.

-Në Fier, një zjarr në një hangar shkaktoi ngordhjen e 75 deleve dhe lëndimin e pronarit.

Në total janë djegur rreth 24 hektarë sipërfaqe me bimësi, ndërsa në terren janë angazhuar 31 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca, përfshirë edhe Forcat e Armatosura.

Rreziku nga zjarret sipas qarqeve:

-I ulët – Shkodër

-I moderuar – Kukës

-I lartë – në pjesën tjetër të vendit

Autoritetet apelojnë për kujdes maksi