Flakët përfshijnë malin Vastak në Dukat, zjarri i pakontrolluar shkrumbon pyje dhe zonë të mbrojtur
- 8 July, 2025
Vatra e zjarrit në malin Vastak, në fshatin Dukat të Vlorës, vijon të jetë aktive edhe sot, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e mbrojtur dhe pyjet përreth.
Sipas të dhënave të fundit, harta e djegies është zgjeruar ndjeshëm, duke përfshirë një sipërfaqe më të madhe se një ditë më parë.
Ndërhyrja nga ajri me helikopterin tip ‘Cougar’, e kryer gjatë ditës së djeshme, nuk arriti të përmbajë përhapjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave që favorizuan përhapjen e zjarrit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ