Flakët përfshijnë Devollin, rrëzikohet të digjen …

Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll pasditen e sotme.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Situata momentalisht është e vështirë, pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetarëve, pasi flakët favorizohen nga era e fortë.

 

Ndërhyrja vijon ende nga shërbimi zjarrfikës, ku në terren po punojnë 7 prej tyre, ndërsa po japin ndihmë edhe banorë të zonës.