“Flakë në det”/ Rrumbullaku zbardh detajet e megaoperacionit antidrogë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbuluar detaje nga rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det”, i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët ndërkmbëtar më 15 gusht.
Në një konferencë për shtyp, Rrumbullaku zbuloi se një mjet lundrues nga Laguna e Patokut drejt Perëndimit ka kontaktuar me një tjetër mjet lundrues për të shpërndarë lëndë narkotike.
“Një helikopter i Frontex ka ndjekur operacionin. Shtetasit sapo kanë vënë re që ishin në ndjekje nga Policia i kanë vënë flakën mjetit dhe kanë tentuar të arratisen, por janë arrestuar nga policia.”
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestuar dy armë zjarri pistoletë, municione luftarake, një sasi e madhe parash, 25 celular, 25 kg kanabis e gjetur në det në afërsi të vendit ku u fundos veliera dhe një gomone.
GJKKO ka dhënë arrest me burg për trafik narkotikësh për shtetasit:
Gëzim Cela, banues në Fushë Kuqe
Arben Dalipaj
Roland Guza,
Dritan Metaj, Shef i Komisariatit të Policisë Laç
Sot u ekzekutua masa e sigurisë arrest me burg për Metaj, ndërsa tre personat e tjerë janë shpallur në kërkim pasi nga informacionet e deri më tanishme rezulton që ata janë jashtë Shqipërisë.
Operacioni i sotëm pasqyron këmbënguljen tonë për t’u vetëpastruar nga çdo person që uniformën e policisë e përdor për kryerjen e veprimeve kriminale, tha Rrumbullaku.