Flakë dhe panik në Astir! Digjet Kati i parë pallatit, evakuohen banorët
Zjarr në një pallat në Astir, digjet gabina e transformatorit në katin e parë
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një pallat në zonën e Astirit, në rrugën “Foto Xhavella”, duke shkaktuar panik te banorët. Flakët kanë përfshirë gabinën e transformatorit të vendosur në katin e parë të godinës, rreth orës 14:10.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kryen evakuimin e banorëve për të shmangur çdo rrezik të mundshëm. Ndërkohë, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve pa pasoja në njerëz.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.