Fjolla Morinës i shkatërrojnë makinën, këngëtarja publikon pamjet dhe paralajmëron autorin
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është përballur me një incident të pakëndshëm, pasi makina e saj është sulmuar dhe dëmtuar rëndë nga persona ende të paidentifikuar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar video që tregojnë makinën e saj me xhamin e shoferit të thyer plotësisht. Pamjet tregojnë copa xhami të shpërndara brenda mjetit dhe në tokë, ndërsa Fjolla ka reaguar ashpër ndaj sulmit.
“Allahu në dorë tënde prej njerëzve psikopatë! Veç po pres edhe pak, se me foto kam me të nxjerr,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se e di kush është autori i sulmit.
Ende nuk dihet nëse Fjolla Morina ka bërë kallëzim në polici për këtë ngjarje, por mbetet të shihet nëse ajo do të japë detaje të reja për incidentin.