Fjala e Kryeministrit Edi Rama pas anulimit të mbledhjes qeveritare: Kosova po hyn në një përplasje dramatike me…


Kryeministri Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë me dije se mbledhja me qeverinë e Kosovës nuk do të zhvillohet nesër, pavarësisht se Albin Kurti ka thënë se nuk e ka problem që të zhvillohet mbledhja.


Fjala
e Kryeministrit Edi Rama nisje konferencës jashtëzakonshme për shtyp

Ndjesë për këtë orë pazakonshme, por është një komunikim i jashtëzakonshëm, i cili lidhet me takimin e nesërm dyqeverive Gjakovë.

E kam informuar kryeministrin Kurti se kushtet e agravimitme orë marrëdhënieve Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund mbahet formatin e parashikuar.

Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrel, i kam kërkuar Albinit për tu takuar nesër Gjakovë një format ngushtë, përkatësisht me ministrate jashtëm dhe ata mbrojtjes për diskutuar pikërisht lidhurme këtë situate, e cila po e çan mënyrë dramatike Kosovënme bashkësinë euro-atlantike një pikë paimagjinueshme,ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, butonin do vërë lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit e ka krijuar vetë

Për fat keq dhe me shumë keqardhje duhet them nukkemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim formatit, ai ka kërkuar mbledhja bëhet normalisht dhepastaj veç diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për krijuar një pasqyrë rreme asaj fakt ndodh realitetin e Kosovës sot. 

Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, unë shpresoj shumë mund takohemi për ballafaquar opinionet kushtet kur, e përsëris, jemi prag vënies lëvizje planit, se nuk ma as goja flas përsanksione, por masave shtrënguese ndaj një shteti ështëkrijuar nga ata cilët qartësisht janë kushtet e sosjes durimit

Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kammarrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohëpër një sens përbashkët mes gjithëve, atëherë kam shumëfrikë se plani, është një plan realisht shumë i rëndë përKosovën, do vihet lëvizje.

Pyetje

Në kushtet kur i zoti i hallit, nëse mund të quhet kështu Albin Kurti, i cili sipas jush rrezikon nga momenti në moment të sanksionohet nuk e ka problem që të zhvillohet kjo mbledhje e dyqeverive, përse vendosni ju që të shkoni drejt këtij vendimi? A po agravohet në këtë mënyrë edhe marrëdhënia Shqipëri-Kosove?

Kryeministri Edi Rama: Së pari njëherë, nuk është këtu fjala, që të jemi shumë të saktë për të zotin e hallit sepse halli është i Kosovës, por është dhe i shqiptarëve, i kombit shqiptar që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre, të cilët e kanë bërë këtë komb që të jetë në ditët e tij më të mira në historinë e tij, shumë e shumë mijëra vjeçare, për herë të parë. Kështu që, halli nuk është i Kryeministrit, halli është i qytetarëve të Kosovës, i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve.

E dyta, nuk e kuptova pyetjen “Nëse ai nuk e ka problem të bëhet mbledhja e dy qeverive, pse e kemi ne problem?”

Ne e kemi shumë problem sepse Shqipëria nuk është një UFO, Shqipëria nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por Shqipëria është një shtet, i cili është pjesë e pandashme e bashkësisë euro-atlantike, është një vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë shansqë Shqipëria të zhvendoset nga boshti i bashkësisë euro-atlantike për të, nuk e di se ccfarë se për më tepër, jua kam thënë dhe më parë, ne mendojmë jo 99%, por ne mendojmë 100% njësoj sicc mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Ashtu sikundër, ju kam thënë që kur disa prej partnerëve i thonin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës “Mos i mbani zgjedhjet në veri” unë isha 100% me Albinin dhe me autoritetet e Kosovës që zgjedhjet duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Republikën e Kosovës që “Nuk duam ne të marrim pjesë, nuk bëhen dot zgjedhje”. Në atë rast, kam dhënë dhe unë kontributin tim modest që partnerët të kuptonin se këtu nuk ishte çështje e një teke të Albin Kurtit, por ishte një qëndrim parimor dhe për mua, i saktë.

Mirëpo, sot, jo vetëm që nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën sesi po veprohet, por ne si vend jemi 100% kundër mënyrës sesi po veprohet.  Besoj që i dhashë përgjigje pyetjes.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me bashkësinë euro-atlantike dhe pozicionin që Shqipëria ka fituar në këtë bashkësi ku sot është në pikën e vet më të lartë në historinë e saj, nuk e vë dot në diskutim askush dhe për asnjë arsye dhe aq më pak ta vërë në diskutim një situatë ku Kosova po kërcënohet në një arsye të mos-arsyes dhe nga një, sipas meje, gjykim absolutisht i gabuar strategjik. Nuk kuptoj dhe nuk e kupton askush cila është strategjia këtu dhe cili është interesi strategjik i Kosovës në këtë proces ku Kosova po hyn në një kurs përplasjeje dramatike me bashkësinë euroatlantike, kështu që arsyeja pse unë po i bëj gjithë këto përpjekje është Kosova. Nuk është aspak, ndonjë arsye tjetër, është Kosova. 

-Zoti kryeministër, nëse me lejoni kam dy pyetje. Ju përmendet gjatë fjalës suaj një plan ose sanksione që BE, ose Bashkësia euroatlantike kanë në plan të vendosin ndaj Kosovës. Nga ajo mënyra sesi folët, duket që keni dijeni ose i keni parë këto sanksione. Në mesin e këtyre sanksioneve a përfshihet dhe heqja e regjimit të vizave për Kosovën.

Kryeministri Edi Rama: Nuk më takon mua të bëj asnjë koment mbi këto. Unë nuk dua as t’i mendoj këto të them të drejtën. Jam i tmerruar nga ideja që këto mund të ndodhin, se këto nuk është çështja që janë masa, të cilat kjo bashkësi merr ndaj vendeve jo dashamirëse le të themi ndaj saj, kjo bashkësi po detyrohet ti marrë ndaj një shteti që ka krijuar vetë dhe kjo do të thotë që edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, uroj që të mos vihen, por mesa duket edhe kjo përpjekje e fundit po shkon drejtë të njëjit fat si të gjitha përpjekjet e tjera të bëra nga gjithë të tjerët. Pra, edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, efekti destabilizues në marrëdhëniet mes Bashkësisë euroatlantike dhe Kosovës nuk do të jetë edhe aq i përkohshëm.Besimi dhe mbështetja nuk do të jenë më ashtu siç kanë qenë deri tani. Do të jenë shumë më të kursyera dhe shumë më të kushtëzuara hap pas hapi dhe jo thjeshtë ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, por dhe ndaj qeverive që do vijnë më pas sepse kështu funksionon historia e marrëdhënieve me fuqitë e mëdha. 

-Dhe nëse me lejoni pyetjen e dytë. A ka ndikuar ndopak retorika apo do e cilësoja dhe ironia që ka përdorur gjatë deklaratës së sotme Kryeministri i Kosovës zoti Kurti kur i pyetur nga kolegët në Prishtinë ju ka kujtuar juve dhe disa nene të Kushtetues që ju imponojnë juve mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufirit, duke ju sugjeruar që atë plan që ju keni bërë për veriun e Kosovës t’ia sugjeroni Presidentit serb Vuccicc për jugun e Serbisë, pra për Luginën e Preshevës. 

Kryeministri Edi Rama: Zero. Zero sepse së pari përpjekja ime për tu takuar me Kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot, ka disa ditë që i kam kërkuar të takohemi për të folur për këtë situatë. 

E dyta, zero sepse siç unë them atë që mendoj, dhe Albini thotë atë që mendon. Dhe për mua nuk ka surpriza, nuk ka gjëra të panjohura me Albinin sepse siç më njeh ai mua, e njoh dhe unë atë dhe është i sinqertë në atë që thotë, ai beson vërtetë që thotë diçka të rëndësishme dhe diçka që unë duhet ta marr në konsideratë. Dhe e fundit, zero sepse ka dy njerëz që janë të pa interesuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo janë bashkë në kuptimin që janë marrë vesh, absolutisht, por janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet. Dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Pse? Sepse për mënyrën sesi e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme, iuduhet armiku i jashtëm. Pse i çon presidenti i Serbisë ushtarët në kufi me Kosovën? Mendoni ju që në cepin më të largët të mendjes së vet dhe në ëndrrën e tij më kurajoze ai mendon se mund të futet një ushtar serb 1 metër në kufirin e Republikës së Kosovës? Absolutisht jo, as që nuk e imagjinon. Po pse i çon?Nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë, por i çon për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve që janë në Beograd dhe në Serbi. Për çfarë këndojnë ata ushtarët serb në kufi me Kosovën “Kosova është e jona? Për çfarë? Këndojnë për ata që i dëgjojnë në Serbi. Këngë mitingu! Pa asnjë lloj lidhje.

Për çfarë i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë? Serbia e ka humbur luftën, ushtarakisht një herë e mirë, pa kthim, pa të drejtë apeli në vitin 1999 dhe Serbia qysh nga viti 1999 nuk është më kërcënim për Kosovën. 

Nuk ka çfarë i bën fare. Jo sepse është Albin Kurti aty apo cilido qoftë, por sepse aty është Amerika. Është kjo Amerikë, e cila sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës. Atëherë për çfarë duhet kjo histori konfrontimi permanent? 

Duhet për politikë të brendshme. Dhe cila është gjëja që e shpërben figurën e armikut imagjinar në sytë e zgjedhësve të njërit dhe të tjetrit? Asosacioni. Që mbyll përfundimisht, në këtë aspekt po flas mundësinë për të vazhduar lufta që “ këta s’na lënë të zgjedhim, këta nuk duan të zgjidhen”. Është shumë e qartë. Prandaj unë jo vetëm që nuk prekem, por përkundrazi më vjen mirë edhe eshte pjesë e marrëdhënies shumë të shëndetshme që kam me Albin Kurtin sepse themi atë që mendojmë edhe kur jemi dakord edhe kur s’jemi dakord. Qëllimin e kemi një, 100%. Njohja e plotë përfundimtare ndërkombëtare e Kosovës. Edhe nga Serbia, përvese nga gjithë të tjerët dhe kërkimi i faljes që Serbia duhet ti bëjë Kosovës për krimet që ka bërë në Kosovë. Kjo është finalja!

Ndryshimi midis meje dhe Albinit është që Albini i do këto në fillim. Unë them që këto vijnë në fund se kështu kanë ardhur në gjithë historinë e njerëzimit. Unë nuk di ndonjë rast kur dy palë që kanë bërë luftë, qoftë dhe agresori me viktimën kur kanë bërë një proces paqeje, kjo të ketë filluar nga falja dhe nga poshtërimi. 

Kancelari i Gjermanisë nuk u ul në gjunjë në 1945 për të kërkuar falje, u ul shumë vite më vonë dhe po marr ekstremin, nazistët gjermanë. Unë nuk kam asnjë problem me çfarë thotë Albini, përkundrazi, më pëlqen shumë se e ka këtë karakteristikë, por jam i tmerruar nga ky kurs taktik elektorale e brendshme. Asgjë nuk ka këtu tjetër përveç kësaj, sipas meje.

– Kryeministër, a po e sanksiononi ju i pari Kosovën në bashkërendim me ndërkombëtarët e nëse Albin Kurti nesër nuk ju pret në Gjakovë, çfarë vjen më pas mes dy vendeve?

Kryeministri Edi Rama: Po e sanksionoj unë Kosovën?

– Po ju pyes nëse po e bëni këtë.

Kryeministri Edi Rama: Jo! Më the a po e sanksionoj unë Kosovën bashkë me ndërkombëtarët.  

– Ju thatë se komunikimet nuk ju kanë ndikuar tek kjo vendimmarrje për të anuluar mbledhjen. Atëherë çfarë ndryshoi që ju e morët këtë vendim nëse nuk është një sanksion apo një formë presioni që ai ndryshoi qëndrim?

Kryeministri Edi Rama: Jo, fare. E thashë dhe një herë, ka disa ditë që kërkoj ta takoj. Ka qenë i zënë, e mirëkuptoj, nuk ka asnjë problem dhe nuk jemi në kushtet kur mund të bëjmë një mbledhje si UFO. Shqipëria nuk është UFO të paktën. Shqipëria, e përsëris, është pjesë e pandashme e bashkësisë euroatlantike dhe nuk mundet as të bëjmë një teatër me marrëveshje për bujqësinë, për blegtorinë e për të tjera, që janë shumë të rëndësishme e që janë gati e që mund të bëhen dhe pas një jave, pas dy javësh apo pas tre javësh. Ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar, me ata që e krijuan si shtet. Unë i marr me mend të gjitha nënqeshjet e përqeshjet me bashkësinë euroatlantike sot, që krijoi Kosovën, të atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e Kosovës së pavarura I marr me mend! Kanë të drejtë të nënqeshin e të përqeshin, sikur thonë “hë, e donit shtet?” E këtë gjë ne nuk duhet ta lejojmë, duhet të bëjmë çmos që ta pengojmë, duhet të bëjmë çmos që të mos ndodhë. Për çfarë bëhet një herë? Unë nuk e kuptoj. Për çfarë bëhet? Për një të ngujuar atje që nuk ushtron dot jo detyrën por as funksionet bazike të një njeriu të lirë, normal, që të dalë të marrë ajër jashtë godinës? Për çfarë? Sepse ajo që u bë me zgjedhjet ishte gjëja e duhur, por ajo nuk u bë, besoj unë të paktën, por nuk besoj se i shkon mendja as Albinit vetë që ajo u bë që edhe bashkitë, komunat me shumicë dërrmuese serbe t’i qeverisin shqiptarët. Ajo nuk u bë për këtë. Ajo u bë për t’ju thënë serbëve ju e bojkotoni? Po mirë, ne nuk i lëmë institucionet e qeverisjes vendore në vakum edhe sikur aty të hyjnë kryetarë komunash me dy vota.

Ama në momentin kur krijohen kushtet që ata të rifuten në zgjedhje dhe në momentin kur ti thua unë jam gati të bëj zgjedhje të parakohshme, gjëja e parë që bën, çliron të vetëburgosurin e vetëvendosur në një godinë të mbushur me policë ku nuk ka asnjë punonjës, ku nuk bëhet asnjë aktivitet zyrtar, burokratik, teknik, shkresor, por ku i vetëvendosuri i vetëburgosur thjesht rri aty si simboli i një absurdi e pastaj vazhdon procesi me pjesën tjetër. Unë nuk jam ariu, unë jam kryeministri i Shqipërisë. Kam bërë një propozim, janë bërë edhe propozime të tjera. Ka dhe drafte të tjera, as nuk kam kërkuar ti imponohem kujt, as nuk pretendoj që ati draft të merret e të adoptohet pa e parë. Gjëja më normale, unë nuk pres që presidenti i Serbisë të thotë bravo, as që ta pranojë sepse kanë shkruar diku në një marrëveshje që draftin me demek do e bëjë një ekip menaxhimi që është me serbë e ku di unë. Unë nuk pres nga ai, por minimalisht qeveria, kryeministri i Kosovës të thotë ok, ta shohim, çfarë problemi ka? Merre shihe njëherë se nuk i dihet. Mund të jetë komplet kot, por ju siguroj që është top, se nuk e kam shkruar unë. E kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botërorë dhe faktikisht, ata që e kanë marrë në Paris, në Berlin, në Bruksel, në Washington, kanë vetëm fjalë të mira. E keqja është që ka një pengesë psikologjike të fortë, që ka të bëjë me natyrën e gjithë politikës së bërë nga të dy.

– Pyetja e dytë, çfarë ndodh nëse dështon takimi nesër?

Kryeministri Edi Rama: Çfarë ndodh? Asgjë! Jeta vazhdon keq për Kosovën fatkeqësisht. Aspak mirë edhe për kryeministrin e Kosovës sepse në vend që të jetë në të gjitha instancat e mundshme për të vazhduar të komunikojë e të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për shtetin që përfaqëson, nuk do ta ketë dot të mundur e kjo është e tmerrshme. Ndërkohë që ne do vazhdojmë. Ne vëllazërinë nuk e kemi politike, e kemi një vëllazëri që buron nga gjaku i njëjta, nga gjuha e njëjtë, nga historia e njëjtë dhe nga e ardhmja e njëjtë, kështu që ne do vazhdojmë por ne nuk bëhemi palë në një absurd, nuk kemi se si. Do të ishte një tradhti e madhe që do t’i bënim Kosovës përveç se një çmenduri për Shqipërinë. Ne kemi detyrën t’ia themi po aq copë sa i ka Albini dëshirë gjërat kur i thotë.

– A jeni ju i gatshëm që këtë draft statut për pakicat kombëtare t’ia prezantoni edhe zotit Vuçiç në mbledhjen e radhës së Open Balkan siç ju sfidoi sot zoti Kurti? Dhe së dyti, ju deklaroni se Kosova duhet ti nënshtrohet kërkesave të ndërkombëtarëve, nga ana tjetër ju e quani sa i takon Gjykatës Speciale, e quani një turp, e cila erdhi si pasojë e faktorit ndërkombëtar. A po veproni me dy standarde zoti Rama?

Kryeministri Edi Rama: E para unë nuk përdora fjalën nënshtrim. Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë nënshtrim. Unë po flas për një bashkësi euroatlantike e nuk po flas për ndërkombëtarë në mënyrë abstrakte. Bashkësie euroatlantike është krijuesja e shtetit të Kosovës, por nuk mjafton të quhet sy, që të shohë. Mund të quhet sy e mund të jetë komplet një mjet atavik në zgavrën e kafkës së një personi sepse mund të mos funksionojë. Nga ana tjetër, nuk më rezulton mua që ka një problem ndërkombëtar dhe as më rezulton që ka një kërkesë nga bashkësia euroatlantike për të bërë ndonjë asociacion në Serbi. Kosova ka një kushtetutë si shtet i ndërtuar nga bashkësia euroatlantike.