Fizioterapisti zbulon detaje tronditëse: Diogo Jota luante me pneumotoraks para aksidentit fatal
Fizioterapisti Miguel Goncalves, i cili kishte punuar me Diogo Jotën vetëm pesë orë para aksidentit që i mori jetën, ka zbuluar detaje që hedhin dritë mbi gjendjen e vështirë shëndetësore me të cilën po përballej lojtari. Goncalves deklaroi se Jota po vuante nga një pneumotoraks—një kolaps i pjesshëm i mushkërisë—por kishte zgjedhur të vazhdonte të luante, duke vonuar edhe operacionin.
“Ai luante duke rrezikuar të përkeqësonte gjendjen e tij. Operacioni u shty për t’u përqendruar tek Ligën e Kombeve,” tha fizioterapisti, duke iu referuar pjesëmarrjes së Jotës me Portugalin në fitoren kundër Spanjës.
Më pas, ai udhëtoi me vëllain e tij André në një Lamborghini jeshile, me destinacion për në Angli—por tragjedia ndodhi në Spanjën veriore, në një aksident automoblistik vdekjeprurës.