Fitorja e ekstremit të djathtë në Gjermani trondit themelet e koalicionit të Scholz

Zgjedhjet shtetërore gjermane i kanë dhënë një goditje të rëndë koalicionit të kancelarit Olaf Scholz pasi partia e ekstremit të djathtë “Aleternativa për Gjermaninë” ka arritur një fitore të konsiderueshme.

“Aleternativa për Gjermaninë” ka arritur që të marrë pothuajse një të tretën e votave ose 32.8%  në zgjedhjet e tjera të mëdha shtetërore, duke lënë pas CDU-në me 23.6 për qind, shumë përpara tre partive qeverisëse të Gjermanisë.

Rezultati i jep të djathtës ekstreme fitoren e saj të parë në zgjedhjet e parlamentit shtetëror që nga Lufta e Dytë Botërore, megjithëse ajo ka pak shpresë për të formuar një qeveri në Turingi, sepse partitë e tjera nuk kanë gjasa të bashkëpunojnë me të. Kjo është arsyeja pse vetëm dy nga 16 shtetet federale të vendit votuan më 1 shtator  me 5 milionë votues me të drejtë vote.

Në Saksoni, Demokristianët (CDU), që aktualisht janë në pushtet, sipas rezultateve  kanë një epërsi të vogël ndaj Alternativa për Gjermaninë me 31.9 për qind të votave dhe AfD-ja 30.6 për qind. Rezultatet e zgjedhjeve  dhe më pas bisedimet për një koalicion do të përcaktojnë balancën e pushtetit në parlamentet shtetërore të Turingias dhe Saksonisë, që kanë fuqi të konsiderueshme mbi çështjet rajonale.

Pa mbështetjen e partive të tjera, partia e ekstremit të djhathtë Alternativa për Gjermaninë nuk mund të qeverisë në Thuringia dhe CDU e ka bërë të qartë se nuk do të marrë në konsideratë sundimin me të djathtën ekstreme. Konservatorët do të kenë nevojë për mbështetje nga partitë në të majtë për të formuar një shumicë.

Si AfD ashtu edhe partia tjetër  Sahra Ëagenknecht  janë të dyja parti kundër emigracionit, euroskeptikë, miqësore me Rusinë dhe janë veçanërisht të forta në Lindjen e dikurshme të drejtuar nga komunistët, ku shqetësimet për krizën e kostos së jetesës, luftën në Ukrainë dhe emigracionin janë të thella.

Nga ana tjetër CDU/CSU do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj qeverisë federale. Ata jo vetëm që po bëjnë thirrje që ndryshimet e paralajmëruara në politikën e migracionit të zbatohen shpejt, por po bëjnë gjithashtu presion që ligjet të forcohen më tej.

Sytë tanimë do të kthehen drejt Brandenburg ku do të mbahen zgjedhjet në 22 shtator. Edhe atje, Alternativa për Gjermaninë kryeson në sondazhe, e ndjekur nga socialdemokratët sepse vota do të jetë vendimtare për ta.