Fitoi zgjedhjet parlamentare, Albin Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se qeveria e re do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe ai vetë si kryeministër.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Kurti theksoi se procesi do të ndiqet hap pas hapi. “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë,” tha ai.

Ky koment i Kurtit erdhi pas pjesëmarrjes së tij në një aktivitet të Agjencisë për Barazi Gjinore, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe koalicioni AAK-Nisma.