Aktorja e njohur Egla Ceno është fituese e Big Brother Albania VIP 3, duke u bërë banorja e fundit në shtëpi, e ajo e cila fiku dritat.
Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, Egla tha:
“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej:
”E vogël, e brishtë, e pafajshme.”
“Karrierën time e kam qendisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes time, në fund të ditës e meritoja”, u shprehur Egla disa minuta pasi rrëmbeu çmimin e madh.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ