Fitoi betejën në Strasburg, KPA kthen për rigjykim çështjen e ish-prokurores Sevdari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të rishikojë vendimin e shkarkimit të ish-prokurores Antoneta Sevdari, ish-anëtare e KLP pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë.
KPA bën me dije se në një seancë në dhomë këshillimi, vendosi sot të rikthejë nën shqyrtim në seancë publike çështjen e ish-prokurores Antoneta Sevdari, pas një kërkese për rishikimin e vendimit të shkarkimit të kësaj të fundit, drejtuar Kolegjit para rreth një viti.
Trupi gjykues i KPA-së që shqyrtoi këtë kërkesë të Sevdarit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz anëtarë vendosi ta shqyrtojë çështjen më tej në seancë gjyqësore publike, në prani të palëve, kërkueses dhe Komisionerëve Publikë, më datë 11.03. 2024, ora 10:00.
rreth një vit më parë ajo fitoi procesin me qeverinë në Gjykatën e Strasburgut.
Në vendimin e Strasburgut theksohej se në lidhje me rastin e Sevdarit ka shkelje dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional.