Fitimi i Kupës së Botës bëhet pengesë për Lionel Messi-n
Ecuria e mirë në kampionat duket se nuk ka gëzuar Lionel Messin.
Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, e ardhmja e argjentinasit në ngjyrat e PSG-së ka përfunduar. Bisedimet për një rinovim të kontratës mes palëve kanë ngecur, e ku duket se problem në këtë mes është paga e 35-vjeçarit.
Duke iu referuar “Le Parisien”, Messi do të largohet në fundin e sezonit, pavarësisht se në parim kishte një akord për zgjatjen me një tjetër vit të kontratës që skadon në qershor.
Messi kërkon më shumë se 40 milionë euro në sezon, kusht që ishte në marrëveshje në rast se argjentinasi fiton Kupën e Botës. Një mision i arritur, por që PSG nuk është gati për t’ia plotësuar. Nga kjo pistë mund të përfitojë skuadra arabe e Al Hilal, që i ka dorëzuar një ofertë me vlerë prej 400 milionë eurosh në vit.
Fituesi i Kupës së Botës, i cili ka shënuar 15 dhe dhënë po kaq asistime këtë sezon nuk ka vendosur ende se ku do vijojë karrierën, pasi një pistë konkrete është edhe Barcelona.
PSG nuk planifikon sezonin e ardhshëm me Messin në organikë. Largimi i mundshëm i 35-vjeçarit do të hidhte në sulm gjigantin francez mbi Harry Kane. Anglezi konsiderohet si zëvendësuesi ideal për argjentinasin dhe do ishte objektiv real duke parë edhe krizën që po kalon Tottenham.