Fitër Bajramin/ Rama dhe Nikolla urojnë besimtarët myslimanë
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë uruar besimtarët myslimanë për kremtimin e Fitër Bajramit.
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një urim për të gjithë besimtarët në Shqipëri.
“Gëzuar Fitër Bajramin”, shkruan Rama në postimin e tij.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron besimtarët myslimanë për kremtimin e Fitër Bajramit.
Nikolla shkruan se Shqipëria është një familje e madhe, cilido qoftë besimi ynë.
“ Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin.
Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim.
Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Kryetarja Nikolla.