Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për sakrificat
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke shprehur vlerësimin për muajin e sakrificës dhe reflektimit që ata kanë përmbyllur.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama shkruan:
“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat. Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin.”
Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është një ditë falënderimi, bashkimi familjar dhe solidariteti me ata që kanë nevojë.